Blog

Blog Image

Thirrje për aplikim!

  • On September 29, 2022

Ditën e premte, datë 7 Tetor 2022, ora 17:00-18:00 pranë ambjenteve të Tirana Youth Capital

“Edhe qyteti ka nevojë të flejë!”

Aktiviteti i dytë i këtij projekti është takimi sensibilizues për ndotjen akustike në Tiranë me të rinjtë e Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022!

Përfshirja e rinisë në një diskutim mbi problemet e mjedisit dhe angazhimi i tyre në vendosjen dhe ruajtjen e standarteve të pranuara mjedisore, ndërgjegjësimi për çështjet e mjedisit dhe diskutimi mbi disa prej të vendeve europiane do jetë një shërbim i rëndësishëm dhe me shumë vlerë për të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare.

Gjatë këtij takimi të rinjtë jo vetëm do të informohen për pasojat që rrjedhin nga ndotja akustike, por do të nxiten që të ofrojnë ide dhe zgjidhjet e tyre për adresimin e sfidave. Ky takim do të inkurajojnë të rinjtë të marrin përgjegjësi, të bëhen kërkues të ndryshimit dhe garantues të një shoqërie më të shëndetshme, të zhvilluar dhe të qëndrueshme!

Për të qenë pjesëmarrës, ndiqni linkun: https://docs.google.com/forms/d/18_XfWhuF8s3FaLfGu15KcOzmfRj_d4AQ3-omOybxu3M/viewform?edit_requested=true&fbclid=IwAR0OG7IehUgO4DVtBC2o_KBE8lNA4-YCKre1hzjjEtgdXsPDf2MRWCl59aw

**Në fund të aktivitetit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrje!

#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress#CityOfTirana#bespoke#letstalk#participate#debate#awareness#voice

Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tirane!

0 comments on Thirrje për aplikim!

Post a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *