“Stop Ndotjes Akustike në Tiranë”
- On October 25, 2022
Datë 7 Tetor 2022, ora 17:00 u realizua në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar (Tiranë), takimi sensibilizues me të rinjtë e kryeqytetit europian të rinisë. Takimi “Stop Ndotjes Akustike në Tiranë” konsistoi në prezantimin e projektit “Edhe Qyteti ka nevojë të flejë”, gjetjeve të studimit “Perceptimi i të rinjve për ndotjen akustike në Tiranë”, dhe mini-videove të të rinjve me mesazhe sensibilizuese mbi perceptimin e tyre për ndotjen akustike si dhe zgjidhjet që ata mendojnë se mund të përmirësojnë cilësinë e jetës në Tiranë. Të ftuar në aktivitet ishin regjizori z. Armand Bora, profesori z. Bertrand Shijaku, eksperti i çështjeve mjedisore z. Rodion Gjoka dhe gjimnazistë të Tiranës.
Takimi përfundoi me dhënien e çertifikatave të pjesëmarrjes për të rinjtë e angazhuar!
#tirana#youth#EuropeanYouthCapital2022#EYC2022#ActivateYouth#EuropeanYearOfYouth#NationalYouthCongress#CityOfTirana
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë!


































0 comments on “Stop Ndotjes Akustike në Tiranë”