Komedia dramatike “Ata hyjnë pa trokitur” shfaqet për publikun në formën e teatrit bashkëkohor, ku përzihen elemente të teatrit absurd, ekzistencialist, komikes me tragjiken, sarkazmës dhe ironisë. Shfaqja është e mbushur me simbole që e lidhin njeriun me pushtetin dhe frikën prej këtij të fundit.
Pjesa sjell një këndvështrim të ri për përndjekjen politike në rendin e dramave me karakter social e historik në vazhdën që po krijohet me këto lloj dramash në skenën shqiptare.