Objektivat

  • Hartimi, organizimi, zbatimi dhe menaxhimi i programeve, projekteve, studimeve, diagnostikimeve dhe analizave të ndryshme në favor të zhvillimit ekonomik, social, mjedisor dhe kulturore të zonave rurale dhe urbane, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

 

  • Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e te rinjve, të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre si dhe të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të të rinjve.

 

  • Të bashkëpunojë me organet drejtuese për zbatimin e projekteve me karakter sensibilizues ndaj shoqërisë. Qendra në realizimin e qëllimit të vet është e hapur për bashkëpunim për çdo subjekt dhe individ, brenda dhe jashtë vendit, që kontribuon me çfarëdolloj forme në përmbushjen e objektivave të këtij qëllimi.

 

  • Mbështetja e aktorëve, institucioneve dhe organizatave publike e private në formulimin e politikave zhvillimore, realizimin e reformave ekonomike, sociale, mjedisore dhe kulturore, si dhe krijimin e një mjedisi politik, ekonomik e shoqëror favorizues për zhvillimin e progres.

 

  • Identifikimin dhe propozimin e mundësive dhe alternativave për nxitjen e zhvillimit sa më të shpejtë dhe të qëndueshëm.

 

  • Identifikimin, propozimin dhe zbatimin e programeve të asistencës teknike e financiare, konsulensave dhe ngritjen e kapaciteteve planifikues, menaxhuese, e zbatuese të administratave të institucioneve dhe organizatave të ndryshme publike e private si në nivel  lokal, qëndror dhe rajonal.

 

  • Nxitjen, mbështetjen dhe zbatimin e programeve për njohjen dhe përhapjen e përvojave të mira nga vendet e tjera në drejtim të politikave, reformave e programeve të zhvillimit social, ekonomik, demokracise, të drejtave të njeriut, të personave dhe shtresave në nevojë dhe të ndjeshme (përfshirë këtu gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, etj).

 

  • Të organizojë takime dhe trajnime për njohjen e ligjit, shtetit të së drejtës dhe procesin e integrimit Europian.

 

  • Nxitja e vendosjes së lidhjeve, bashkëpunimeve, binjakëzimeve dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme për zhvillim mes institucioneve dhe subjekteve të ndryshme publike dhe private me ato homologe të vendeve apo rajonave të tjera, përmes organizimit, menaxhimit dhe zbatimit të programeve, projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme.

 

  • Nxitjen, ndërmjetësimin dhe lehtësimin e aspekteve të ndryshme të ofrimit të ndihmave dhe mbështetjeve të ndryshme mes institucioneve, organizatave, aktorëve të vendeve dhe rajonave të ndryshme.

 

  • Mbështetja, nxitja, pjesmarrja apo menaxhimi programeve të rajonale në favor të zhvillimit socio-ekonomik dhe përmirësimit të klimës së bashkëpunimit mes rajoneve dhe vendeve të ndryshme për një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

 

  • Mbështetjen teknike dhe financiare të aktorëve dhe subjekteve sociale e ekonomike private në favor të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë private dhe rritjen e punësimit brenda dhe jashtë vendit.

 

  • Organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin e fushateve sensibilizuese, aktivite  ekonomike, kulturore, sportive ne perputhje me ligjin për sigurimin e financimeve në mbështetje të personave dhe shtresave në nevojë apo në mbështetje të veprimtarisë zhvillimore të Qendës.

 

  • Nxitja e praktikave të mira të grumbullimit, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit të natyrave të ndryshme, në përputhje me legjislacionin, në favor të zhvillimit teknik, ekonomik e social si dhe të rritjes së transparencës e forcimit të demokracisë.

 

  • Mbështetja dhe realizimi i aktiviteteve lobuese për nxitjen e zhvillimit demokratik, shoqëror, ekonomik, kulturor, mjedisor e njerëzor të popullsive të ndryshme brënda dhe jashtë Shqipërisë.

 

  • Cdo veprimtari tjetër të ligjshme që kontribuon në përmbushjen e qëllimit dhe fushave të veprimtarisë së Qendrës.