Edhe qyteti ka nevojë të flejë!
- On July 10, 2022
“Edhe qyteti ka nevojë të flejë“ është një projekt që po zbatohet nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022!
Projekti përfshihet nën programin Rinia dhe Eco-Health / Rinia krijon Kulturë dhe synon ndërgjegjësimin e rinisë shqiptare për rolin që ka dhe që duhet të luajë në vendosjen dhe ruajtjen e disa standarteve sipas të cilave veprojnë të rinjtë kudo në Bashkimin Europian. Ky projekt është një përpjekje për të afruar rininë shqiptare me standartet dhe vizionin e shoqërive perëndimore europiane duke forcuar komunitete lokale dhe krijuar një ndjenjë përgjegjësie ndaj ambientit.
Gjatë viteve të fundit, shembuj e interesit që ka treguar rinia për shtimin e hapësirave të gjelbra apo aksionet e ndryshme për pastrim të territorit nga mbetjet urbane tregojnë se rinia duhet dhe mund të jetë ajo forcë që do drejtojë shoqërinë shqiptare drejt normave, sjelljeve dhe standarteve që kanë vendosur prej kohësh qytetarët europian ndaj mjedisit dhe jo vetëm. Ne besojmë se nëpërmjet programit të Tirana EYC 2022, të rinjtë do të gjenerojnë ndryshim dhe do të realizojnë fuqinë e tyre transformuese si agjentë të ndryshimit pozitiv dhe afatgjatë!
Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë!
0 comments on Edhe qyteti ka nevojë të flejë!