Blog Image

Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social

  • On November 27, 2020

Një ndjesi e veçantë që ishim pjesë e Nismës “Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” e cila u realizua për herë të parë në Shqipëri nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje dhe Rrjeti AS@N, me mbështetjen e organizatave “Schuler Helfen Leben” në Gjermani dhe “Solidarity Action Day Movement-SAME”.

Qendra për Zhvillim dhe Integrim pati kënaqësinë të mirëpresë dhe të angazhojë për një ditë 3 të rinj të mirëarsimuar, të motivuar dhe me prespektivë, të cilët kanë dëshirë dhe do të jenë aktivë në fushën e organizatave të shoqërisë civile dhe reagimin qytetar. 

Ishte kënaqësi të mbështesje të rinj të moshës 16-26 vjeç të cilët jo vetëm shprehën dëshirën për t’u angazhuar në “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social ” por dhuruan dhe pagesën e një dite pune për të mbështetur nisma të tjera rinore që synojnë zhvillimin e shoqërisë, fuqizimin dhe aktivizmin e të rinjve, edukimin, të drejtat e barabarta dhe qytetarinë.

Nisma “Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” është një nismë e ndërmarrë në gjithë Europën dhe për herë të parë realizohet dhe në  Shqipëri.

Për herë të parë Shqipëria është pjesë e Rrjetit të Organizatave Europiane që organizojnë “Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”.

Faleminderit për bashkëpunimin Rrjeti Barazi në Vendimmarrje, Rrjeti AS@N!

Faleminderit të rinjve që u bënë pjenë e kësaj nisme në Qendrën për Zhvillim dhe Integrim!

Faleminderit Lila Doda,  Enxhi Hoxha, Emilia Llambro dhe Gëzim Hila!


Enxhi Hoxha – Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, MsC – Universiteti i Tiranës

Unë jam Enxhi Hoxha, studente ekselente e cila aktualisht ndjek masterin “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin e Tiranës.

Në të ardhmen synoj që të jem tepër e aftë dhe e kualifikuar në artin e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Nisur rezultatet e mia të deritanishme në fushën që unë aktualisht studioj, synoj që puna ime në të ardhmen të jetë në institucione/organizata joqeveritare  kombëtare dhe ndërkombëtare; kjo është dhe arsyeja pse mundohem të angazhohem dhe të jem gjithmonë aktive në sa më shumë organizata apo internshipe brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kam qenë pjesë e një internshipi tek Fondacioni Qemal Stafa (FQS), i cili si fondacion politik më ka krijuar mundësinë të kuptoj dhe përshtatem edhe më shumë nga ana praktike  më fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Më tërheqin nismat sociale dhe kontributi që mund të japim kundrejt njëri-tjetrit për këtë arsye jam angazhuar si vullnetare për të ndihmuar fëmijët që nuk shikojnë tek Instituti “Ramazan Kabashi”.

Aktualisht, organizatat rinore që unë jam e angazhuar duke dhënë kontributin tim janë: United Nations Youth Association in Albania (Projects Department) dhe Aiesec in Albania (Team Leader).

Për ta përmbyllur, pikat e forta që më karakterizojnë janë Integriteti dhe Empatia.


Emilia Llambro – Administrim dhe Politika Sociale, BA – Universiteti i Tiranës.

Unë jam Emilia Llambro. Jam 20 vjeç dhe jam nga Vlora. Aktualisht jam në vitin e tretë të studimeve të larta për Administrim dhe Politika Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale,Universiteti i Tiranës.

Pasioni im më i madh janë librat. Më pëlqen që në kohën e lirë të lexoj libra për të zgjeruar njohuritë e mia. Më pëlqen natyra dhe udhëtimet dhe më pëlqen shumë kur fotografoj pamjet piktoreske që natyra na fal. E adhuroj biologjinë dhe për këtë arsye kam marr pjesë dhe në konkurse të ndryshme biologjie ku dhe jam vlerësuar me çertifikata. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit dhe të jap mesazhe sensibilizuese dhe frymëzuese, për këtë kam bërë dhe një video në mbështetje të nismës kundër bullizmit të organizuar nga Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë.

Kam marrë pjesë në trajnime për tema të ndryshme sociale, nën autorësinë e Egos ku dhe jam pajisur me çertifikata, si dhe kam marr pjesë në  trajnimin e organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri; tashmë zotëroj një çertifikatë ndërkombëtare.

Kam qenë pjesë e një intershipi në RTSH dhe aktualisht jam pjesë e Intership-it në Bashkinë Tiranë. Më pëlqen të kualifikohem çdo ditë e më shumë që të jem shumë e aftë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve dhe ti bëj ata të lumtur në të ardhmen.

Unë besoj fort në atë çfarë Nënë Tereza ka thënë: – “Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me zemër të madhe .”


Gëzim Hila – Gazetari dhe Shkenca Komunikimit, BA- Universiteti i Tiranës.

Unë quhem Gëzim Hilaj, jam 19 vjeç, vij nga qyteti i Kukësit dhe aktualisht vazhdoj studimet në Departamentin e Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit, viti i dytë Bachelor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Kam marrë pjesë në shumë grupe vullnetarizmi një ndër to janë nisma “Unë e dua Vullnetarizmin”, nisma “Fuqizimi Rinor” nisma “Same” dhe nisma “Dita e Solidaritetit dhe aktiizmit Social” organizuar nga rrjeti ASAN. Aktivizmi social është një ndër pjesët më të rëndësishme të ditës sime. Prej disa kohësh jam angazhuar me projektin e Albanian Quality Journalism, si pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investigative organizuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Përsa i përket arritjeve personale, kam marrë pjesë në debatin “Young Towards Europe” organizuar nga Mesdheu Center, Bulgarian School of Politics dhe EDA Institute. Si pjesë e projektit Young toward Europe kam marrë certifikatën “Training Certificate” për historikun dhe institucionet e Bashkimit Europian, procesin e integrimit dhe fazat që po kalon Shqipëria për anëtarësimin në BE.

Zotëroj disa certifikata nga “Future Center” për zotërimin e gjuhës Angleze nga Niveli A2 – B2. Aktualisht kam eskperiencë pune, sepse pjesa më e madhe e kohës time kalon mes studimeve, leximit të librave  dhe aktivizmit social.

0 comments on Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social